75 Mall Live Search
09:03 / E Diele, 18 Shtator 2022 / MSH

Vjehrra ushtron dhunë psikike ndaj nusës

Një grua është arrestuar dje nga policia, pasi e njëjta dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj rejës së saj.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dje në Deçan, rreth orës 16:00.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ku edhe është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.