75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjehrri i Dua Lipës feston ditëlindjen, merr urime të veçanta!

Motrat Bella dhe Gigi Hadid janë ndër emrat më të njohur në fushën e modës në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Me paraqitjet e tyre publike ato gëzojnë një vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë.

Teksa së fundmi, Bella ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të uruar babain e saj Mohamed Hadid me rastin e ditëlindjes së tij.

“Urime ditëlindja për babain më të ëmbël. Faleminderit për gjithçka. Ti je shumë i veçantë në të gjitha aspektet! Mënyra se si më bën të qesh, se si na ofron dashuri! Faleminderit që gjithnjë ke qenë më i miri i mundshëm. Do të doja të isha me ty sot, por unë jam duke festuar dhe duke të të ndjerë nga larg!” : ka shkruar ajo në dedikimin ndaj tij.

Urim për babain ka bërë edhe Anwar Hadid djali i vetëm në familje, i cili njëherit njihet për lidhjen me yllin e muzikës nga Kosova, Dua Lipa.

Kujtojmë që Bella dhe Gigi Hadid janë motrat e Anwar Hadid, i cili është i dashuri i yllit Dua Lipa. /Indeksonline/