75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / S Z

Vjehrri rrah nusen e djalit

Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit. Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe se viktima ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/