75 Mall Live Search
16:38 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / G T

Vjen edhe asisti i dytë sonte për Mërgim Vojvodën në Serie A

Skuadra e Comos ka shënuar golin e dytë ndaj Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Golin për 0:2 e shënoi Ramon në minutën e 66’të, shkruan Indeksonline

Ramon shënoi nga afërsia pas një asisti të bukur me kokë nga mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda.

Madje, Vojvoda bëri asist edhe te goli i parë i shënuar nga Nico Paz./Indeksonline/