Reagimi i parë nga lojtarët e Arsenalit, pas shkarkimit të Emeryt
Tifozëve të Arsenalit iu plotësua dëshira të premten në mëngjes pasi klubi konfirmoi që Unai Emery ishte larguar nga puna.
Freddie Ljungbergu është emëruar si menaxheri i përkohshëm i klubit pasi fillon kërkimi për pasardhësin e përhershëm të Emeryt.
Emra të ndryshëm janë aktualisht në kornizë, sipas raporteve, duke përfshirë Max Allegrin, Carlo Ancelottin, Mikel Artetan, madje menaxherin e Tottenhamit të shkarkuar së fundmi, Mauricio Pochettino.
Në kohën aktuale, vetëm një lojtar i Arsenalit ka reaguar ndaj lajmeve në mediat sociale dhe ai është portieri rezervë i klubit, Emiliano Martinez.
“Faleminderit Unai dhe Javi. Më vjen keq që iu zhgënjyem. Është faji ynë që nuk performuam në mënyrën e duhur. Jam i sigurt se do të takohemi përsëri”, ishin fjalët e 27-vjeçarit./Indeksonline/