75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / Blerim

Vjen edhe reagimi i Zidane për zënkën në mes Benzemas e Vinicius

Edhe tekniku Zidan ka reaguar mbi videon e publikuar ku shihet Benzema duke i pëshpëritur Mendyt që të mos ia pasonte topin Viniciusit.

Nga kjo video që u bë virale në rrjete sociale, ka detyruar teknikun e Realit, Zidane që të sqarojë këtë ngjarje, shkruan IndeksOnline

“Ata biseduan dhe çështja mbaroi. Nuk ka asnjë problem. Ata u stërvitën mjaft shumë dhe gjëja më e rëndësishme është ta përqëndrojmë energjinë në ndeshjen e së shtunës”, tha Zidane.

Sipas Zidane, kjo video e publikuar nuk do ta dëmtojë imazhin e Benzemas.

“Nuk mendoj se do të dëmtojë imazhin e Benzemas. Ka shumë kamera këto ditë por gjithçka mbetet në fushë”, deklaroi Zidane.