Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale po vazhdon me ftesa.
Sot, ftesë nga kjo gjykatë ka marrë Shefqet Buçaj, ish-ushtar i UÇK-së, nga Zona e Pashtrikut, përcjell Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ndryshe, dje ftesa kanë marrë edhe dy ish-ushtar të UÇK-së, përfshirë edhe deputetin e VV-së, Rexhep Selimi./Indeksonline/