Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit! – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai i Madh se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi. Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.

Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë simotër në Itali. Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.

Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.

Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?”.

Kjo përgjigje duket se vjen direkt si pasojë e mohimit që ajo bëri në Itali – për stafin e Edit, nëse ajo e mohon atë publikisht, ajo kthehet në një të panjohur.

Tensionet u dukën edhe në pyetjet e tjera. Kur fansat u kërkuan menaxhuesve të mos e shajnë Dolcën sepse “Edit nuk i vjen mirë”, përgjigja ishte: “Duhet me ditë me kuptu”.

Gjithashtu, akuzave se po ndërhyjnë në raportin e dyshes, ata iu përgjigjën shkurt: “Kush po ndërhyn?”, duke nënkuptuar se krisjen e ka shkaktuar vetë Dolce me fjalët e saj jashtë kufirit.

Mbetet për t’u parë reagimi i Edit kur të përballet me klipin ku “misionarja” mohon atë që kishin nisur./Indeksonline/

Të fundit nga IndeksOnline