08:22 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vjen hiti i 2019-ës, Ledri Vula dhe Gashi sjellin ‘Thats Mine’


Është publikuar projekti spektakolar ‘Thats Mine’ i dy reperëve shqiptar, Ledri dhe Gashi.

Këtij super projekti i është bashkangjitur edhe videoklipi, transmeton Indeksonline.

‘Thats Mine’ ka kohë që është paralajmëruar por për shkak të agjendës së ngjeshur te të dy reperëve nuk ishte publikuar deri më sot.

Gashi dhe Ledri e kishin interpretuar këtë projekt edhe në festivalin ‘Sunny Hill’. Pa asnjë dyshim ky projekt do të jetë i suksesshm.

Të dy reperët vijnë pas dy projekteve shumë të suksesshme. Gashi publikoi ‘My Year’ me reperin e famshëm G Eazy, kurse Ledri filloi vitin me super këngën ‘Menemadhe’ në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son./Indeksonline/