75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Vjen lajmi i keq për përdoruesit e Netflix

Netflix ka një lajm të keq për përdoruesit që nuk kanë llogari në këtë platformë.

Së shpejti mund të mos lejojë njerëzit të ndajnë llogaritë e tyre me familjen dhe miqtë. Shërbimi i transmetimit do të testojë në tre vende me një tarifë shtesë për përdoruesit, raporton Variety, transmeton Indeksonline.

Sipas kushteve të shërbimit të Netflix, llogaria e një klienti zyrtarisht “nuk duhet të ndahet me askënd jashtë familjes suaj”.

Sidoqoftë, kompania gjithmonë mbyllte një sy. Së shpejti do të marrë fund në Kili, Kosta Rika dhe Peru.

Netflix po fillon një test atje ku një llogari mund të ndahet ‘lehtë dhe në mënyrë të sigurt’, por që ka një tarifë shtesë. Opsionet e reja do të bëhen aktive në javët në vijim. Nëse testi është i suksesshëm, ai mund të prezantohet edhe në vende të tjera.

Netflix është një nga shërbimet më të mëdha të transmetimit në botë. Në fund të vitit 2021, kishte rreth 221.8 milionë abonentë në mbarë botën./Indeksonline/