75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Vjen lajmi i madh për tifozët e Manchester Unitedit: SANCHO është punë e kryer!

Jadon Sancho pritet të jetë transferimi i parë i Manchester Unitedit gjatë afatit veror.

Gazetari i gazetës së madhe gjermane BILD, Christian Falk përmes rrjeteve sociale ka dhënë lajmin fantastik për tifozët e ‘Djajve të Kuq’, shkruan IndeksOnline

Ai njofton publikun se Sancho te Manchester United është ‘punë e kryer’.

“Marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit është arritur. Sancho punë e kryer”, ka shkruar Falk

Ende nuk dihet se cila do të jetë shifra e transferimit, por para disa dite ishte raportuar se United ka dërguar ofertë prej 85 milionë eurove./IndeksOnline/