17:00 / E Diele, 26 Qershor 2022 / AR

Vjen lajmi i madh nga Lori Hoxha, ja kur pritet të nis “Big Brother Vip 2”

“BBV” ka thyer çdo rekord të shikueshmërisë.

Producentja e këtij reality show, Lori Hoxha, ka zbuluar se kur do të nisë BBV2, shkruan Indeksonline.

Në “Instagram” ajo ka zbuluar se program do të nisë në fund të muajit dhjetor, pas përfundimit të Fifa World Cup 2022.

“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë”./Indeksonline/