75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Vjen lajmi i madh nga Shakira

Ndarja nga ish-futbollisti Pique duket se i ka shërbyer për një gjë yllit kolumbian, Shakira e cila muajt e fundit nuk është ndalur me projekte. E teksa një të fundit sapo na e paralajmëroi.

Por Pique nuk ia ka hedhur paq. Historia e tij me Shakirën tashmë përmendet në çdo këngë të saj. Artistja tregoi se ka përgatitur hite të reja dedikim ‘therrës’ për ish-in. Ndërsa ka shpjeguar se pse ka vendosur të ironizojë ish-partnerin e saj në projektet muzikore.

“Më thanë: “Ndrysho tekstin se nuk ja del dot dhe unë u përgjigja se nuk jam diplomate e Kombeve të Bashkuara.”

Ndër të tjera këngëtarja ka shpjeguar se zhvendosja nga qyteti i Barcelonës për në Miami të SHBA-së ishte vendimi më i mirë që kishte marrë në jetën e saj.