15:00 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Vjen lajmi i mirë për adhuruesit e “Rebelde”

Telenovela e ‘Rebelde’ është transmetuar në vitin 2008 dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie.

Të gjithë të rinjtë ishin fiksuar pas saj, madje shpesh imitonin veprimet e aktorëve ose identifikoheshin me ta.

Në vitin 2008 të gjithë dëshironin të jetonin në kolegj, pasi e mendonin jetën po aq të bukur sa shfaqej në telenovelë.

Aktorët më kryesorë të ‘Rebelde’ ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’.

Anëtarët e grupit u takuan në dhjetor të 2019, kur edhe kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen bashkë dhe në të shkruanin: “Përgjithmonë”, duke ndezur shpresat tek fansat për një ribashkim.

Pas këtij momenti, disa nga aktorët e serialit u mblodhën sërish në dasmën e Maite Perronit, e njohur në serial si “Lupita”. Mia, Viko, Xhonavi dhe Diego ishin në dasmën e aktores 39-vjeçare me producentin Andres Tovar në fillim të tetorit 2022.

Nëse menduat se ky do të ishte takimi i fundit i grupit të preferuar të vitit 2008, gaboheni.

“Rebelde” janë ribashkuar sërish! Këtë herë atyre iu është bashkuar edhe Dulce Maria e njohur në serial si “Roberta”.

Ndonëse sërish si në dasmën e Maite, në portretin e “Rebelde” mungon Migeli.

Roberta, Mia, Xhovani, Diego dhe Lupita kanë pozuar krah njëri-tjetrit të buzëqeshur në disa foto që Christian Chavez, “Xhovani” ka ndarë në Instagramin e tij.