14:05 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / AR

Vjen lajmi i shumëpritur për fansat e Unikkatil, së shpejti kënga e re!

The Bloody Alboz (TBA), vazhdon të jetë ndër grupet më të pëlqyera në shqiptari.

Ky grup u krijua në vitin 1997 duke qenë i parë i zhanrit rep në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkruan Indeksonline.

TBA gëzojnë të njëjtën famë si në fillim të karrierës e që fansat shprehen që presin me padurim këngët e tyre.

Për të gjithë ata që janë kureshtar të dinë se kur do të bëhet rikthimi i Unikkatil, ne kemi një lajm të mirë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Unikkatil së shpejti do të rikthehet me një këngë të re.

Kënga është në përfundim por që ende nuk kanë caktuar një datë publikimi.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për datën e saktë kur do të publikohet ky super projekt, që padyshim do të pëlqehet mjaftë nga fansat./Indeksonline/