75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 01 Qershor 2025 / G T

Vjen largimi i radhës nga Liverpooli, portieri që i solli shumë suksese po shkon në Brentford

Skuadra e Liverpoolit ka filluar edhe me largime të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës, i cili ka filluar qysh nga data 1 qershori.

Fabrizio Romano raporton se poriteri, Caoimhin Kelleher ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brentfordit, shkruan Indeksonline

Kelleher do të nënshkuaj kontratë me skuadrën tjetër nga Premier League, e cila do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Portieri i Brentfordit, Mark Flekken ka nënshkruar me Bayer Leverkusenin për 10 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse ata kanë transferuar portierin e “The Reds”./Indeksonline/