17:03 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Vjen në jetë fëmija në familjen Xhaka

Derisa në pritje të ëmbël është Leonita – bashkëshortja e yllit të futbollit Granit Xhakës, vajza e xhaxhait të tij, është bërë nënë.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vet Leonita përmes Instagramit ku e ka postuar një fotografi të saj në krah me foshnjën e porsalindur.

Agnesa është vajza e xhaxhait të Granitit me të cilën, futbollisti i Arsenalit, e kalon shpesh kohën me të.

Edhe Leonita dhe Graniti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë i cili pritet të vijë në jetë së shpejti por gjinia e të cilit nuk dihet ende.