Vjen nga Gjermania për pushime në Prishtinë, gurbetqarit ia thejnë veturën dhe ia vjedhin kuletën me dokumente

Erdhi për ti kaluar pushimet në Kosovë, por pushimi i kushtoi shumë keq.
Kjo pasi që, Xhmeshit Fanës, i cili jeton në Gjermani, i është thyer vetura dhe i janë marrë dokumentacionet e nënshtetësisë gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Xhemshit Fana i cili rastin e ka raportuar në “IndeksOnline”, thotë se nëse dokumentacionet nuk i kthehen, ai mund të humb edhe vendin e tij të punës, për shkak të vonesës për kthim në shtetin ku jeton.
“Përshëndetje, unë jam Xhemshit Fana, më datën 30.12.2019, më është thyer vetura në Breg të Diellit. Përveç që më është shkaktuar dëm në veturë, më është marrë edhe dokumentacioni i nënshtetësisë Gjermane që gjendej në kulet, brenda në veturë. I lus kryersit e kësaj vepre që s’paku ta hudhin dokumentacionin ku është i frekuentuar me njerëz që ta shef dikush dhe të më kthehet mbrapa për arsye se mos kthimi im mbrapa në kohë në Gjermani, rezulton edhe me humbje të vendit të punës dhe shumë termineve tjera, gjë që do të më shkaktojnë telashe të mëdha.
Juve si gazet do të ju isha shumë falenderues po që se me ndihmoni ta bëni lajm këtë postim”, thotë Fana.
Tutje Xhemshit Fana, ka kërkuar nga qytetarët që ti ndihmojnë ose ta informojnë nëse hasin në dokumentet e tij. /IndeksOnline/
Numri kontaktues i Xhemshit Fanës: 049 340 040


