09:27 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vjen nga stoli dhe i shënon Anderlechtit, sulmuesi i Shqipërisë tund rrjetën në Belgjikë

Lojtari i Kombëtares Shqiptare U-21 Din Sula ka treguar një formë të nivelit të lartë në ndeshjen e Waasland Beren-Anderlecht.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në këtë sfidë, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist për shokun e tij të skuadrës.

Në momentin që Sula ishte në pankinë ekipi i tij ishte duke humbur me shifrat 0-4. Në minutën e 46-të trajneri i Wasland vendosi ta hidhte në fushë, i cili rezultoi një veprim mjaft i zgjuar, pasi Din Sula i dha freski sulmit.

Megjithatë Din Sula nuk mund të bënte gjithçka i vetëm, pasi rezultati “foli” kundër skuadrës së tij dhe kjo u ndeshje u mbyll me shifrat 2-4.

Din Sula nuk është një emër i padëgjuar në arenën shqiptare, pasi lojtari ka luajtur me Kombëtaren Shpresa dhe është cilësuar si një sulmues me mjaft perspektivë.

Megjithatë dëmtimet e shumta të pësuara nuk e kanë lejuar të tregojë potencialin e tij maksimal me përfaqësuesen tonë.