19:32 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Vjen një tjetër reagim nga Getinjo: Kurrë nuk keni me arrit me na ndal!

Reperi i njohur Getinjo ka reaguar përsëri në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj kunatës së tij, Loredana.

Ai përmes një statusi në Instagram ka thënë se të gjithë këto ata do ti përballojnë.

“Njeri osht i fort, krejt i perballon, fyerjet e njerzve, paragjykimet e njerzve popo krejt i perballon njeri. Bravo per ket planoprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurr skeni me arrit me na nal, kurr skeni me arrit me na pa te shkaterruar, kurre! Ju don xhaxhi Get shum. Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa mu”, ishte statusi i Getinjos.

Loredana dhe vëllai i saj Berat Zefi janë rënduar me akuzën e mashtrim dhe kërcënim të një çift zviceran të cilët thuhet se ua morën 900.000 franga./Indeksonline/