75 Mall Live Search
21:30 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Vjen oferta e parë zyrtare nga Katari për blerjen e Manchester United

Disa investitorë nga Katari kanë bërë një ofertë për të blerë Manchester United

Sipas Sky Sports, oferta e parë zyrtare për blerjen e United kap shifrën prej 5 miliardë eurove, transmeton IndeksOnline.

“Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, kryetari i një prej bankave të Katarit, QIB, ka bërë ofertë për Manchester United. Dëshiron të rikthejë Unitedin në lavditë e mëparshme me theks në rininë dhe infrastrukturën. Asnjë borxh. I gjithë fitimi do të riinvestohet në komunitet përmes Fondacionit 92.” ka shkruar në Twitter gazetari i Sky Sport, Kaveh Solhekol.

Përveç Katarit, pritet të bëhen oferta nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe një ofertë nga Mbretëria e Bashkuar.

I interesuar për blerjen e United është edhe njeriu më i pasur në Britani, Sir Jim Ratcliffe, ku pasuria e tij kap shifrën prej 21 miliardë eurove.

Shefi i firmës kimike Ineos, Sir Jim Ratcliffe, doli publikisht me synimet e tij për të blerë United në mënyrë që ta kthente klubin nën pronësinë britanike, duke qenë një tifoz i përjetshëm i klubit të Old Trafford.

Ai mban aksione të madha në ekipin Mercedes AMG të Formula 1, britanikët Lewis Hamilton dhe George Russell janë drejtuesit e ekipit.

Edhe Pronari i Tesla-s i cili është edhe tifoz i United, Elon Musk, thuhet se po monitoron situatën, i cili ka një pasuri prej 157 miliardë eurove.

Besohet se priten edhe oferta nga Arabia Saudite, Kina dhe Singapori. 

Këto oferta pritet të jenë të mirseardhura nga familja Glazers, duke shpresuar se do të ketë një luftë ofertash për të rritur çmimin e shitjes përfundimtare./IndeksOnline/