10:24 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Vjen premtimi i madh nga Noizy për personat me aftësi të kufizuara

“Alpha Show” quhet koncerti i organizuar nga Noizy, i cili u mbajt me datë 14 gusht.

Siç shihet në pamjet e publikuara, organizimi ka qenë i menduar në çdo detaj.

Pasi ka shumë fansa kudo që ka shqiptar, reperi përmes një postimi në Instagram ka dhënë premtimin e madh.

Ai tha vitin tjetër do të bëjë një vend special për personat me aftësi të kufizuara.

“Çka bom na krejt u pa ❤️ vitin tjeter në @noizy_alphashow do bejme nje vend special apostafat për njerzit me aftesi të kufizuar. ❤️”./Indeksonline/