20:16 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Vjen reagimi i ashpër i të shkarkuarës në Postën e Kosovës, e quan vendim kryekëput politik

Në vazhdën e shkarkimeve nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, sot e ka pësuar një zyrtare e lartë në Postën e Kosovës.

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, vet Izmaku. E cila këtë vendim e quan kryekëput politik.

“Absolutisht është vendim politik. Nuk ka asnjë arsyetim ligjor. Bashkëshorti im Rafet Rama dhe motra ime Xhevahire Izmaku janë ish-deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe pikërisht ky vendim është politik, vlerësimi i peformancës sime është mbi 90 %”, thotë ajo.

E njëjta madje thotë se posti dhe detyra që ka bërë s’ka qenë nepotizëm. “Vendimi më ka ardhë sot, unë isha në orar të rregullt të punës në orën 10:00.

Dhe s’ka të bëj aspak me nepotizëm. Do të ushtrojë edhe padi për mediumin që ka bërë shpifje pa marrë deklaratën time kanë dhënë lajm me shpifje”, përfundon Izmaku-Rama./IndeksOnline/