Vjen reagimi i Cardi B ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, reperja nuk e ka kursyer zemërimin, duke iu referuar këngës klasike të Shirley Brown nga viti 1974, “Woman to Woman,” ku ajo i drejtohet një gruaje tjetër që ka marrëdhënie me burrin e saj.
“Hello Barbara? Kjo është Shirley,” tha Cardi B, dhe më pas shtoi: “Ai është babai i fëmijës tënd? Ai është babai i fëmijës tim gjithashtu. Çfarë tani? Nuk e di, do ta kuptojmë!”
Komentet e Cardi B erdhën pas publikimit të lajmit se Stefon Diggs, 31 vjeç, po përballet me një padi nga Aileen Lopera (e njohur si Lord Gisselle në mediat sociale), e cila pretendohen se Diggs është babai i vajzës së saj 5-muajshe, Charliee.
Ajo ka kërkuar që t’i jepet kujdestari ligjore dhe fizike e vajzës, ndërsa Diggs të ketë të drejta vizite. Po ashtu, ajo kërkon që Diggs të mbulojë të gjitha shpenzimet për shtatzëninë dhe lindjen, si dhe tarifat e avokatëve të saj.
Në përgjigje, ai ka kërkuar një test ADN për të konfirmuar nëse është babai i vajzës. Stefon ka shprehur dyshime në dokumentet gjyqësore.
Një ditë pas këtij lajmi, një video u publikua, ku Diggs shihej duke dalë nga një spital duke mbajtur një karrocë fëmijësh. Sidoqoftë, avokati i Loperas konfirmoi për Page Six se ajo nuk ishte gruaja që shihej në atë video.
Cardi B dhe Stefon Diggs, të cilët janë në një lidhje, janë duke pritur një fëmijë së bashku, ndërkohë që Cardi është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë nga martesa e saj me Offset, nga i cili ka kërkuar divorcin vitin e kaluar.