Vjen reagimi i fundit nga Benzema para finales Franca – Argjentina

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, ka qënë njëri prej emrave më të përfolur në ditët e fundit.
Është raportuar për një përplasje mes tij the trajnerit Didier Deschamp, gjë që sulmuesi edhe pse është ftuar për ta ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës mes Francë dhe Argjentinës, ai nuk ka udhëtuar për në Katar, shkruan IndeksOnline.
Së fundo Karim Benzema ka reaguar me një postim në Twitter, ku del në përkrahje të Francës.
”Është koha… të gjithë së bashku, Vamonos, Allez les Bleus”, ka shkruar Benzema.
Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës do të zhvillohet në ”Lusail Iconic Stadium” më fillim nga ora 16:00./IndeksOnline/