75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vjen reagimi i Haradinajt, pasi u miratua rishikimi i buxhetit në leximin e dytë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë kanë miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se që në diten e parë të miratimit të këtij buxheti, ka shprehur rezervat e tij, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

E mirëpres plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, kam shprehur rezervat e mia, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm. Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore. E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes.