09:05 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Vjen reagimi i kampionit të boksit: Fitore e madhe!

McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.

Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku për një moment nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të Poirier dhe u përplas në tokë, shkruan IndeksOnline

Pas këtij meçi në “Twitter” reagoi edhe boksieri i njohur dhe kampioni i botës në kategorinë e tij, Manny Pocquiao i cili e urojë Poirierin për fitoren e madhe.

“Gjë e bukur për ndeshjet e lufturave, gjithçka mund të ndodhë. Urime për fitoren Poirier. Fitore e madhe”, shkroi, Pacquiao.