11:57 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Vjen reagimi i Messit pas debutimit dhe golit të parë te Inter Miami

Lionel Messi ka debutuar me gol te skuadra amerikane Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas shënoi një supergol nga gjujatja e lirë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i dhuruar fitoren Inter Miamit ndaj skuadrës meksikane, Cruz Azul, shkruan IndeksOnline.

Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 54-të dhe me golin e shënuar në fund të ndeshjes i solli fitoren skuadrës së tij.

Pas këtij goli 36-vjeçari ka reaguar pas debutimit me gol te Inter Miami.

“Shkojmë!!! Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Kupë të Ligës me një fitore për ne dhe gjithashtu për të gjithë njerëzit tanë. Vazhdojmë…”, ka shkruar Messi në Instagram./IndeksOnline/