Vjen reagimi i “Netflix” pas vdekjes tragjike të dy aktorëve

“Netflix” ka reaguar për herë të parë për aksidentin fatal gjatë xhirimeve të serialit, “The Chosen One”.
Dy aktorë humbën jetën pasi një furgon u përmbys për shkaqe ende të panjohura, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik që vrau Ray Garduño dhe Juan Francisco González. Përzemërsisht jemi me të dashurit e tyre dhe njerëzit e lënduar në këtë aksident”, shkroi Netflix.
Në këtë aksident gjashtë pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur./Indeksonline/