NISMA fton komisinoerët dhe vëzhguesit të kryejnë punën e tyre, exit pollët nuk vlejnën për partitë e vogla

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas exit polleve të publikuara në disa media.
Sipas Nismës Socialdemokrate, exit pollët zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
NISMA fton komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-s që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit.
Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!
