75 Mall Live Search
18:43 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vjen reagimi i parë i De Biasit pas shkarkimit nga Alaves

Gianni De Biasi u largua nga detyra e trajnerit te klubi i Deportivo Alaves, për vetëm 2 muaj punë.

Ish-menaxheri i Shqipërisë, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga klubi spanjoll, shkruan IndeksOnline.

Italiani përmes faqes zyrtare ka falënderuar klubin e Alavesit dhe tifozët.

“Gjëja e parë që them është, faleminderit Alaves. Faleminderit për të gjithë djemtë që kanë punuar për ta ndryshuar rrugën, dhe që ndihmuan për ta përmirësuar situatën. Më vjen keq që nuk ka pasur shumë kohë për të krijuar një ekip me një shpirt të përbashkët dhe me një identitet tjetër. Në sajë të të gjithë tifozëve të bardhë qiellorë, të mrekullueshëm të cilët gjithmonë kanë qenë me ne. Forza Alaves”, ka shkruar De Biasi.

Kujtojmë se Alaves shkarkoi nga detyra trajnerin e njohur për popullin shqiptar, për shkak të rezultateve të dobëta në La Liga./IndeksOnline/