75 Mall Live Search
18:10 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vjen reagimi i parë i Ilir Latifit, pas humbjes kundër Lewisit: Njerëzit mendonin që isha i çmendur

Ilir Latifi kishte zhvilluar ndeshjen kundër Derrick Lewisit, ndeshje kjo nga e cila Latifi doli me humbje.

Kurse tani Ilir Latifi ka bërë një postim në të cilin i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhuruar.

Po ashtu ai ka treguar se kur e kishte pranuar këtë sfidë njerëzit e kishin menduar si të çmendur, shkruan IndeksOnline.

Iliri ka thënë që e ka ditur se kjo ndeshje nuk do të ishte e lehtë për të dhe se mendon që e ka fituar atë luftë, gjë të cilën sipas tij e mendojnë edhe tifozët.

Luftëtari shqiptar tregoi që shpreson se në të ardhmën gjyqtarët do të jenë më të mirë dhe trajnerët do të kenë mirëkuptim më të mirë./Indeksonline/.