75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 26 Mars 2026 / Gj Sh

Vjen reagimi i parë nga FFK-ja pas fitores së Kosovës

Kosova është një hap larg ëndrrës së madhe, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës.

Të udhëhequr nga Franco Foda, Kosova sonte shënoi fitore në gjysmëfinale të play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 3-4, shkruan IndeksOnline.

Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi ishin golashenues për ”Dardanët”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas kësaj fitore historike.

”FINALJA NË SHTËPI – Mposhtim Sllovakinë në Bratisllavë”, thuhet në postim.

Kosova të martën luan finalen ndaj Turqisë, ndeshje e cila zhvillohet ditën e martë, me 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45./IndeksOnline/