15:30 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vjen reagimi i Prishtinës për listën e Kosovës U21, nuk u ftua Qendrim Zyba

Skuadra e Prishtinës nuk u pajtuan me listën e futbollistëve të Kombëtares U21, të ftuar nga trajneri, Rafet Prekazi.

Sot Prekazi ka prezantuar listën e futbollistëve të Kosovës U21 për ndeshjen kundër Anglisë U21 që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Kështu, Prishtina reagoi menjëherë, pasi në këtë listë nuk ishte i përfshirë mesfushori i tyre, Qendrim Zyba.

Më poshtë postimi i plotë i Prishtinës:

” Lista e të ftuarve te Kosova U21

Nuk ka vend për Qendrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin.

Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës.Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo”.