Vjen reagimi i Ronit pas eleminimit nga Ferma Vip

Këngëtari i njohur kosovar, Roni u eleminua nga FermaVip2.
Pak më parë ai ka reaguar duke përshkruar gjithë këtë rrugëtim si një eksperiencë të papërshkrueshme, transmeton IndeksOnline.
“Pjesmarrja ime në “Ferma VIP 2” ishte një experiencë e papërshkrueshme me fjalë. Gjatë qëndrimit tim mësova dhe kalova shum gjëra te bukura dhe më pak të bukra, asnjëherë të këqija. Ishte një experiencë e veçantë të cilën se kisha përjetu asnjëherë më parë. Emocione te mira dhe të vështira her pas here. Prap kurr nuk u ndjeva i vetmuar dhe e pata vullnetin, pavarësisht ngarkesës së lojës psikike dhe fizike që zhvillohet aty brenda ne Fermë ja dola të qëndroj 6 javë.”, ka shkruar mes tjerash Roni.
Vlen të kujtojmë se ishte Big Basta ai i cili kishte mundësinë të zgjedh nëse do të shpëtonte Ronin për të mos cënuar buxhetin javor, gjë e cila i irritoi të gjithë banorët, madje reagimet e tyre për këtë eleminim po shprehen përditë.

Reagimi i tij i plotë i Ronit:
Përshëndetje njerëz të bukur, Pjesmarrja ime në “Ferma VIP 2” ishte një experiencë e papërshkrueshme me fjalë. Ngjat qëndrimit tim mësova dhe kalova shum gjëra te bukura dhe më pak të bukra, asnjëherë të këqija. Ishte një experiencë e veçantë të cilën se kisha përjetu asnjëherë më parë. Emocione te mira dhe të vështira her pas here. Prap kurr nuk u ndjeva i vetmuar dhe e pata vullnetin, pavarësisht ngarkesës së lojës psikike dhe fizike që zhvillohet aty brenda ne Fermë ja dola të qëndroj 6 javë. E ndjej obligim nga zemra të falenderoj të gjithë shokë, shoqe, Familjar, bashkëpuntorë televizjon (duke përfshi të gjithë stafin) e Vizion+ dhe formatit realityshoë Ferma të cilët me kan suportuar e mbështetur në çdo moment deri në ditën e fundit të qëndrimit tim në Fermë. Poashtu uroj që të gjithë Fermerët të cilët akoma vazhdojn rrugëtimin e tyre dit pas dite të gjen forcen dhe vullnetin të cojn lojën e tyre deri në fund. Uroj shum suksese të gjithve pa perjashtu askënd dhe suksese të mëtejshme. Shpresoj që të fitoj më i miri dhe të jetë shembull edhe të jep një mesazh të fort dhe pozitiv për gjith shikuesit që e ndjekin her pas here dhe ata që ndjekin 24/7 dhe të tregojn se duke u mos dorezuar arrin gjithmonë fitore në çdo sfidë që të del përpara. Me perqafime dhe shum dashni. Ju falenderoj përzemërsisht. Roni