Vjen reagimi i Stresit pas veprimit të Xhenetës

Pasi Vullneti refuzoi të shihte se cila fytyrë publike ka folur për orientimin e tij, disa nga banorët ishin kureshtar të dinin se kush dhe çka ka thënë.
Xheneta krijoi “zhurmë” duke kërkuar që të hiqen 10 mijë euro nga çmimi i madh dhe të shikojë deklaratën e plotë, ndërsa pati të tillë që e kundërshtonin këtë vendim, shkruan Indeksonline.
Pas këtij veprimi, reperi ka ironizuar, duke publikuar të holla që i posedon.
“Mirëmëngjesi për krejt ata banorë që u mërziten pse Xheneta ua humbi 10.000 euro”, shkroi ai./Indeksonline/
