11:13 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Vjen reagimi nga LDK, pas sondazhit të UBO-s

ldk

Xhafer Tahiri ka komentuar sondazhin e fundit të UBO-s ku theksohet dyfishimi i përkrahjes ndaj LDK-së.

Ai thotë se qytetarët e Kosovë çdo ditë po e humbin besimin në këtë Qeveri, raporton Indeksonline.

“Është e qartë se qytetarët e Kosovë çdo ditë po e humbin besimin në këtë Qeveri. Rezultatet e fundit të sondazhit të UBO-së nuk janë befasuese duke pasur parasysh se sa dështime kemi parë nga pushteti i Kurtit. Ka paaftësi në çdo sektor, ka regres në çdo fushë: në ekonomi, energji, vende pune, infrastrukturë, investime, shëndetësi. Ai do të vazhdojë të bjerë, por ajo që është pozitive është se qytetarët e njohin alternativën dhe ajo është LDK-ja, e vetmja parti që po rritet vazhdimisht në sondazhe. Ne jemi të lumtur ta shohim këtë rritje të përkrahjes qytetare, por kjo na jep edhe më shumë përgjegjësi për të bërë më mirë, për të qenë më afër qytetarëve dhe për të dhënë zgjidhje për problemet e çdo ditshme të tyre. Zgjedhjet e radhës, kurdo që ato vijnë, do të prodhojnë ndryshime të mëdha e të njëmendta sepse kjo i duhet Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar ai.