75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / L A

Vjen reagimi nga trajneri i Rumanisë pas vendimit të UEFA-së

Vjen reagimi nga trajneri i Rumanisë pas vendimit të UEFA-së

Gjatë ditës së sotme UEFA, mori vendim t’i japë Rumanisë fitoren në tavolinë me rezultat 3-0.

Madje përzgjedhësi rumun, Mircea Lucescu mësoi këtë lajm nga gazetari rumun i “GSP.ro”.

“3-0? Rumania? në rregull! Është normale. Edhe ata mbetën me turp (kosovarët). Zgjedhja e tyre. U përpoqën…”, ishte reagimi i parë i Luceskut, i ofruar ekskluzivisht për GSP.ro.

I informuar edhe për gjobat, Il Luce ka mbetur i shtangur: “(qesh) Ne, mirë? Kaq i madh? Për çfarë?! Ky është kulmi”.

Kujtojmë që Rumania, ka marrë po ashtu gjobë nga UEFA për fyerjet raciste ndaj Përfaqësueses së Kosovës ku u dënua me 164 mijë euro.