75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 15 Mars 2024 / Gj. Sh

Vjen reagimi zyrtar nga Llapi ndaj Vendimit të Komisionit të Garave të FFK-së

Llapi ka reaguar zyrtarisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave, ku hodhi poshtë kërkesën për ta fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Malishevës, pasi sipas tyre, një futbollist ka pasur katër kartonë të verdhë dhe nuk ka pasur të drejtë loje.

Kjo kërkesë e Llapit është refuzuar nga FFK-ja, duke e hedhur posht si të pa afatshme, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Llapit thotë se vendimi i komisionit për refuzimin e kërkesës si e pa afatshme nuk qëndron, pasi ata janë bazuar në Nenin 62 të Propozicioneve të Garave ku thuhet se: 𝗔𝗿𝘀𝘆𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀, 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗼𝗿𝗲̈𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝗴𝘂 𝟰𝟴 𝗼𝗿𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀, 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗶𝘃 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗮𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗮𝗻𝗴𝘂𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀. 𝗞𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗲̈𝘀 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮𝗻𝗴𝗷𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗳𝗹𝗲𝘁𝗲̈𝗽𝗮𝗴𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝘁𝗮𝗸𝘀𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼./IndeksOnline/

Reagimi i plotë: