Vjen trofeu i parë sezonal për Galatasarayn, fiton Kupën e Turqisë

Galatasaray ka fituar trofeun e parë sezonal, duke u shpallur Kampion i Kupës së Turqisë.
Në ndeshjen finale, djelmoshat e Okan Buruk e mposhtën skuadrën e Trabzonsporit, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte titulli i 19-të i Kupës së Turqisë.
Dy gola u shënuan nga sulmuesi nigerian, Victor Osimhen dhe një tjetër nga Baris Alper Yilmaz.
Galatasary është shumë afër edhe titullit të Kampionit në Superligën e Turqisë, ku i nevojitet vetëm edhe një pikë./IndeksOnline/
🟡 19x TURKISH CUP 🇹🇷 CHAMPIONS 🔴
— Galatasaray EN (@Galatasaray) May 14, 2025
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆 pic.twitter.com/3gCGEEdwvV