Vjen vendimi përfundimtar për Hansi Flick, a do të drejtojë tekniku gjerman Barcelonën në ”El Clasico”?
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick përfundimisht nuk do të jetë në stol për ndeshjen ”El Clasico” ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet të dielen me 26 tetor.
Tekniku gjerman ishte perjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Gironas, shkruan IndeksOnline.
Flick dhe Barcelona kanë bërë apel për këtë, por Shoqata Spanjolle e Futbollit e hodhi poshtë ankesën këtë pasdite.
Organi miratoi vendimin e Komitetit të Ankesave, i cili kishte hedhur poshtë, të enjten vonë, akuzat e paraqitura nga klubi katalanas, në të cilat kërkoi që paralajmërimi i dyfishtë i dhënë trajnerit gjerman nga Jesús Gil Manzano për protestën në minutat e fundit të ndeshjes kundër Gironas.
Marcus Sorg do të jetë në krye të ekipit të Barcelonës në klasiken ndaj Realit./IndeksOnline/

