Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali
Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Al-Hilalit.
Ai u transferua nga Al-Ittihadi, në një marrëveshje e cila është nga më të mëdhajat në historinë e kësaj lige.
Lëvizja e tij erdhi pas kontratës së re të ofruar nga Al-Ittihad, gjë që zemëroi ish-fituesin e “Topit të Artë” dhe kërkoi largimin menjëherë.
“Benzi”, pati sukses në Arabinë Saudite pasi që ka arritur të fitojë titullin dhe kupën me Al-Ittihadin, sezonin e kaluar./IndeksOnline/

