75 Mall Live Search
18:08 / E Premte, 30 Maj 2025 / Gj. Sh

Vjen zyrtarizimi i Frimpong, Liverpuli e prezanton me një video speciale

Jeremie Frimpong edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Liverpulit.

Mbrojtësi holandez do të jetë zëvendësues i Trent Alexander-Arnold, i cili sot u zyrtarizua te Real Madridi, shkruan IndeksOnline.

Frimpong u transferua nga Bayer Leverkusen, për një shumë prej 35 milionë euro.

“Jam thjesht i emocionuar që jam këtu. Faleminderit që më pranuat dhe nuk do t’ju zhgënjej dhe do t’ju jap energjinë që dëshironi.

Jam shumë i emocionuar që do të punoj me Arne Slot. Edhe kur isha në ekipin kombëtar, disa nga djemtë e Feyenoordit më tregonin për të dhe më thoshin: ‘Ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë’. Gjëra të tilla.

Pra, gjithmonë kam dëgjuar gjëra të mira për trajnerin. Tani ai do të jetë trajneri im, kështu që jam i emocionuar për këtë.”, deklaroi Frimpong për faqen zyrtare të klubit.

Holandezi pati kater sezone të mrekullueshme me Bayer Leverkusenin, ku bëri 190 paraqitje, duke shënoi 30 gola dhe bëri 44 asiste.

Frimpong ishte pjesë e skuadrës së Leverkusenit që bëri histori duke fituar Bundesligën dhe DFB-Pokal në sezonin 2023-24/IndeksOnline/