75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Vjet një superyll, sivjet një trashalluq

Luka Doncic nuk është superylli i edicionit të kaluar. Basketbollisti slloven ishte edicionin e kaluar një nga më të mirët në NBA.

Por, fillimi i këtij edicioni e ka gjetur 21 vjeçarin në formë të dobët. Këtë e ka pranuar edhe vetë Doncic.

“Kam dëgjuar akuzat për formën time dhe janë të vërteta. Unë nuk jam në formën time më të mirë fizike. Do të jem shpejt përsëri. Unë kurrë nuk kam qenë djalë muskuloz, por këtë peshë nuk e kam patur poashtu.” ka thënë slloveni./Indeksonline/