14:58 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / AR

Vjosa Berisha shkëlqen në fustanin glamuroz nga dizenjatorja Lia Stublla

Veshjet e veçanta të Lia Stubllës kanë dëshmuar se ajo është njëra nga dizejnatoret më favorite të VIP-ave.

Talenti i saj i rrallë ka bërë kreacionet e saj përveç tregut vendor, të depërtojnë edhe tek të famshmit ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.

Së fundmi kreatorja është kujdesur për paraqitjen e Vjosa Berishës, ku ajo ka realizuar një fotosesion për kopertinën e revistës ‘Global Woman’.

Artistja ka pozuar me një fustan glamuroz, në të cilin u shfaq e kuruar deri në detajin e fundit.

Përkundër sëmundjes së rëndë me të cilën po përballet tash e ca muaj, ajo po arrin të jetë shembull për të gjithë duke shkëlqyer në çdo paraqitje./Indeksonline/