Vjosa bindshëm me vota në Kaçanik, gati dyfish më shumë se Konjufca!

Levizja Vetëvendosje është renditur partia e parë në Kaçanik, me 8.759 vota apo 57.95%.
Indeksonline ka siguruar rezultatet e votave të disa prej kanditatëve të listës së LVV-së.
Kësisoj, Vjosa Osmani mori 5.496 vota nga qytetarët e Kaçanikut. Ndërsa, numri 3 në listën e LVV-së, Glauk Konjufca siguroi 3.474 vota.

Kurse, kandidati i kësaj komune, Milazim Salijaj fitoi 5.451 vota. /Indeksonline/
