Vjosa, Driton Selmanajt: Mos fol në emrin tim, le të jetë hera e fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka tërhequr vërejtjen deputetit të partisë së saj, Driton Selmanajt, pasi ky i fundit përmendi emrin e saj në foltoren e Kuvendit.
“Mos folni më në emër tim, vazhdo… Le të jetë hera e fundit”, ka thënë Osmani.
Ky reagim i nënkryetares së LDK-së erdhi pasi deputeti nga Prizreni “rrahu gjoks” se partia e Isa Mustafës e “shpërbleu” Osmanin me karrigen e kryetarit të Kuvendit.
Deputeti Selmanaj theksoi se LDK është “fajtore” që e bëri kryeministër, Albin Kurtin, Hashim Thaçin, president si dhe Vjosa Osmanin kryetare të Kuvendit.
