75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjosa Emini, karriera artistike dhe planet në të ardhmen

Zëri i saj është i veçantë, ndërsa me këngët e perfomancat ajo është tejet aktive si në koncerte e programe televizive, ashtu edhe në ahengje të shumta familjare si brenda dhe jashtë vendit. Bëhet fjalë për Vjosa Eminin e cila së fundmi na solli një projekt mjaftë të veçantë muzikor.


Duke folur për këtë këngë, Vjosa për Indeksonline tregoi edhe për profesionin e saj, angazhimet në muzikë si dhe planet për të ardhmen.

“Kënga ime e fundit, balada “Plumbi në Ballë” është pritur shumë mirë, gjithashtu edhe karriera ime artiste po ec mjaftë mirë. Përveç angazhimeve që i kam në profesionin tim si zyrtare në MPMS po ia dal mirë të jem e përkushtuar maksimalisht në muzikë. Jam tejet e angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në Diasporë”, tregon ajo.


Këngëtarja shton tutje se shumë shpejtë do të vij edhe me risi, ndërsa flet edhe për muzikën që kultivohet në vendin tonë.

“Shumë shpejtë do të ketë projekte të reja dhe shpresoi që do të mirëpriten nga adhuruesit e mi. Edhe pse i ka humbur shumë vlera muzikës megjithatë ka shumë artistë të mirë dhe profesionistë”.

Pasi që stina e verës po ofron, sezonë kjo që këngëtaret janë tejet aktiv, edhe Vjosa tregon se është e zënë, veçmas në ahengje familjare. Por për dallim nga këngëtaret e tjerë ajo nuk ka menaxher, prandaj për çdo gjë kujdeset vet.

“Gjatë sezonës verore jam e angazhuar në dasma dhe ahengje të shumta familjare, kështu që projektet e reja i bëj para sezonave verore. Edhe pse është shumë stresuese sepse unë jam vet menaxhim për të gjitha aktivitet muzikore, por ia dal shumë mirë”, përfundon Vjosa./Indeksonline/

Temat: