Vjosa Metaj, profesionistja që të gjitha gratë e vlerësojnë punën e saj

Vjosa Metaj është një grua shumë e përkushtuar ndaj punës së saj të palodhshme dhe pasionit që ajo ka, e që ato janë vetullat.
Me anë të këtij pasioni ajo ka arritur të gëzojë mijëra gra e vajza, duke ndikuar drejtpërdrejt në disponimin e vetëbesimin e tyre.
Ajo tashmë e sa vite është lidere në fushën e estetikës, apo më saktësisht lidere për tretmanin e njohur Microblading, ku shumë persona nga mbarë bota vijnë në Kosove për ta bërë këtë tretman nga duart e saj.
Ajo që e dallon artisten Vjosa nga artistet tjera është përvoja e saj në këtë fushë, qasja e saj profesionale dhe syri i saj kritik.
Vjosa Metaj poashtu është e njohur për shpirtin e saj human ngase ajo ofron pikërisht këtë tretman për të gjithë të prekurit nga sëmundja e kancerit dhe shumë dhurata tjera herë pas here si një mënyrë për të ndarë mirësinë me tjerët. Të gjitha këto bëjnë Vjosën një grua dhe nënë shembull për të gjithë.