75 Mall Live Search
15:25 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani bën homazhe në nderim të Nexhmije Pagarushës

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar me anëtarët e kabinetit ka ngushëlluar familjen e Nexhmije Pagarushës dhe ka vendosur lule para fotografisë së saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku familjarët kanë hapur dyert për ngushëllime.

Vlen të theksohet se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i saj do të bëhet nesër në fshatin Pagarushë në Malishevë në ora 14:00./IndeksOnline/